Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se Italia do të marrë pjesë në Bordin e Paqes, por vetëm si vëzhguese, duke anashkaluar kështu vështirësitë kushtetuese që ajo vetë kishte përmendur tre javë më parë, raportojnë mediat italiane.
“Ne u ftuam si vend vëzhgues dhe sipas mendimit tonë, kjo është një zgjidhje e mirë për problemin që kemi në lidhje me përputhshmërinë kushtetuese me anëtarësimin në Bordin e Paqes. Mendoj se do t’i përgjigjemi pozitivisht kësaj ftese për të marrë pjesë si vend vëzhgues, se në çfarë niveli duhet të shohim ende, sepse ftesa mbërriti dje”-, u tha Meloni gazetarëve.
Sipas Melonit, pas gjithë punës që Italia ka bërë për të stabilizuar Lindjen e Mesme, “një prani italiane dhe evropiane është e nevojshme”. Takimi i parë zyrtar i Bordit të Paqes pritet më 19 shkurt në Uashington, me pjesëmarrjen e të paktën njëzet vendeve. Donald Trump pritet të njoftojë një plan rindërtimi prej disa miliardë dollarësh për Gazën.


