Liderët europianë kanë rënë dakord që të krijojnë një mbikëqyrje të vetme për bankat në vendet që përdorin euron, mekanizëm ky që do të fillojë të funksionojë vitin e ardhshëm.


Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy e bëri të ditur lajmin mëngjesin e sotëm në Bruksel, ku janë mbledhur liderët e 27 vendeve anëtare për samitin dyditor, i cili i hapi punimet dje.


Presidenti i Francës, Francois Hollande tha se BE-ja e ka arritur një “pikë kthese” në krizë dhe se vendosja e një mekanizmi për ta shmangur krizën bankare është hapi i radhës për ta kthyer stabilitetin në rajon.


Ndërsa kancelarja Angela Merkel tha se rikapitalizimi bankar mund të ndodhë sapo të hyjë në fuqi mbikëqyrja e plotë bankare, gjë që sipas saj, mund të marrë rreth dy muaj kohë.


19 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)