Bashkimi Europian bën thirrje që të zgjidhet sa më shpejt ngërçi i Gjykatës Kushtetuese. Apeli është lëshuar nga ambasadori i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca me anë të një postimi në rrjetet sociale.


“Është thelbësore për të finalizuar emërimet në Gjykatën Kushtetuese. BE vijon të inkurajojë autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë për të vazhduar pa vonesë, me objektivin për ristabilizuar plotësisht funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky është një kusht për t’u arritur nga KED-ja që nga vendimi i 25 marsit 2020”, shprehet Soreca.


Ambasadori Soreca thekson se Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente të Shqipërisë për të përfunduar me shpejtësi emërimet e mbetura pezull. BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Më herët Soreca pati një takim me presidentit Ilir Meta dhe siç duket pas këtij statusi në rrjetet sociale mendohet se kjo ka qenë edhe arsyeja e bashkëbisedimit me kreun e shtetit, i cili duhet të përzgjedhë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.