Një skenë e rrallë dhe domethënëse është regjistruar sot në jetën parlamentare shqiptare. Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, është paraqitur në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, duke mbajtur në krah foshnjën e saj të vogël.

Deputetja dha një intervistë pë emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ku shpjegoi si u prit në mbledhje me beben.

“Ne duhet t’i zbatojmë Kushtetutën dhe ligjet më mirë se kushdo tjetër, sepse vetëm kështu mund t’i japim rëndësinë dhe bukurinë që meriton çdo detyrë. Jam profesioniste, deputete, por mbi të gjitha jam nënë. Bebi im është vetëm 38 ditësh, dhe ashtu siç jam kujdesur për vëllezërit dhe motrat e mia, po ashtu do të kujdesem dhe për të.

Më vjen mirë që në hapësirat e Kuvendit po kuptohet mëmësia si një detyrë që nuk shkëputet nga realiteti dhe që unë isha e mirëpritur. Kishim çështje të rëndësishme në rend dite dhe djali mori vëmendjen e tij. Bebi do të jetë me mua edhe në komisionet dhe seancat e ardhshme.

Nuk vuaj për mbështetje kam një bashkëshort dhe një vjehrrë shumë të mirë. Çështja është se në këto faza të para të jetës, bebi duhet të jetë pranë meje. Më vonë, do t’ia delegoj përkujdesjen nënës time.

Edhe më parë kam marrë fëmijët me vete, por besoj se ky do të bëhet më i mirë se motra dhe vëllai, sepse do të jetë bebe që rritet në Bashkimin Europian, ndryshe nga ne. Blini është një bekim për familjen tonë, por besoj edhe për PS-në në këtë mandat të katërt. Nuk më shpërqëndronte. Mendoj që aftësia dhe përgatitja jonë bën mos të dalim nga kornizat unë se kam as për herë të parë. Madje jam e qetë see kam me vete.”, tha deupetja