Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit nga Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në zyrën e tij.
Gjatë hyrjes në zyrë, Begaj bëri një koment të veçantë mbi madhësinë e zyrave të presidencës shqiptare, duke e krahasuar atë me pallatin e madh të Erdoganit.
“Zyrat janë shumë të vogla… rreth 600 metra katrorë. I thashë Edit, se kemi nevojë për të, për të ndërtuar një ndërtesë tjetër,” shprehu Begaj.
