Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Tiranës dhe 5 bashkive të tjera.
“Presidenti e ka firmosur me vullnetin e vet dekretin”, është shprehur Rama para drejtuesve politikë dhe deputetëve të PS, në mbledhjen e strukturave.
Në këtë mbledhje, është bërë ndarja e zonave sipas njësive, ndërsa është konfirmuar se të gjithë ministrat dhe deputetët që janë rezidentë në Tiranë dhe që nuk kanë më përgjegjësi në qarqet që kanë mbuluar më parë, do të angazhohen në fushatën elektorale në kryeqytet.