Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur në Pallatin e Brigadave krerë e shtetit, politikanë, diplomat dhe personalitete me rastin e 114 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij Linda Rama.
Në fjalën e tij, presidenti Begaj ka dhënë edhe një mesazh drejtuar protestuesve, që siç tha ai, po protestonin sot në ditën e shenjtë të bashkimit.
Duke iu drejtuar protestuesve, Begaj tha se dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhje teksa bëri thirrje për dialog përmes rrugëve institucionale.
“Kemi parë të rinj dhe qytetarë, edhe sot në fakt, në ditën e shenjtë të bashkimit, protesta është një e drejtë kushtetuese, dhe e dobishme në demokraci, por dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhje. Dialogu dhe rruga institucionale janë zgjidhje. Demokracia nuk kërkon që të mendojmë të gjithë njësoj, por edhe kur mendojmë ndryshe të ndihemi nën të njëjtën çati. Sepse ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan”, tha Begaj.
