Bajram Begaj ka zhvilluar takimet e para me përfaqësuesit e forcave politike në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Bisedimet po mbahen në Pallatin e Brigadave, ku i pari që u takua me kreun e shtetit ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Pas përfundimit të diskutimit me presidentin, Balla është larguar nga ambientet e Pallatit të Brigadave. Ndërkohë, në ambientin ku po zhvillohet takimi ka mbërritur përfaqësia e Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga Tom Doshi, e cila do të zhvillojë konsultimin e saj me Begajn