Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Takimi përqendrohej në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, pas shkëmbimit të vizitave të mëparshme zyrtare.

Begaj vlerësoi bashkëpunimin politik të shkëlqyer mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve ekonomike, me fokus të veçantë në energjinë dhe turizmin. Ai shprehu interesin e Shqipërisë për të forcuar nismat që do të sjellin përfitime të prekshme për ekonomitë e të dyja vendeve.

Gjithashtu, presidenti shqiptar theksoi rëndësinë e hapjes së ambasadave në Tiranë dhe Baku si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e bashkëpunimit. Në këtë kontekst, ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Azerbajxhanit për projektin e gazsjellësit TAP.