Drejtuesi politik  i PD i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, është takuar me kandidatin për president të ShBA, Donald Trump.

Ky takim, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaw Valley State Ujiv, sipas Këlliçit u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.

Foto e vitit.  Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për kureshtarët: Kosto??? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje“,- shkruan Këlliçi në një postim në Facebook.