Në “Shqipëria Live” u diskutua sot kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.
Analisti Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se ka informacion që Balluku do të japë dorëheqjen nga posti i ministres dhe zv.kryeminsitres, por do të vijojë të jetë deputete, duke mos hequr dorë nga imuniteti.
“Kam informacion se do japë dorëheqjen nga posti i zv.kryeministres dhe ministres, por ama do vijojë të kryejë funksionin si deputete. Kjo do ndodhë sot ose nesër. SPAK ka kryer një veprim të gabuar dhe të nxituar me Ballukun. Provat janë për të njëjtën vepër penale. Akuzohet për shkelje të barazisë për tendera. Provat janë vetëm për këtë. Ky nxitim i SPAK, ka ngjallur spekulime se dikush po hakmerret ndaj Ballukut. Edi Rama duhet ta ketë patur parasysh që në nisje të mandatit të ri se zyrtarët nuk mund të jenë të tillë, në lidhje me grupe të struktururara. Paratë e qytetarëve janë përodrur për bizneset e tyre, jo për shtetin.”- tha ai.




