Këshilli bashkiak i Belshit votoi kundër bashkimit me Elbasanin. 7 këshilltarë të PD votuan kundër ndërsa 10 këshilltarë të PS votuan abstenim.
Edhe pse reforma u kundërshtua debate pati mes këshilltarëve për shkak të votës abstenim të Këshilltarëve të PS.
Këshilltarët e PD dhe PS argumentuan arsyen e votës së tyre duke paraqitur argumentet pse bashkia me potencial të rëndësishëm turistik duhet të qëndrojë dhe të vetë administrohet.
Ajo që të bie në sy në Belsh është indiferenca qytetare sa i përket Reformës Territoriale.
Konsultimet publike u thirrën dy herë dhe në të dyja rastet dështuan. Këshilli bashkiak i Belshit arriti të marrë mendimin e vetëm një numër të vogël qytetarësh gjatë takimit në qytet.
