arben isufajArben Isufaj, i njohur ndryshe si Ben Qimja, është arrestuar mbrëmjen e sotme për llogari të drejtësisë italiane. Isufaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe për pjesëmarrje në organizata kriminal. Ai njihet si ish-pjesëtar i bandës së Aldo Bares, teksa tashmë pritet t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit për në vendin fqinj.


Ben Qimja nuk është i panjohur edhe për drejtësinë shqiptare. Pak muaj më parë, ai u arrestua me akuzën e vrasjes së Pirro Koçiut, por Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet nuk iu deshën më tepër se tri seanca gjyqësore për t’i dhënë lirinë Arben Isufajt, duke qenë se prova kryesore që e mbante në burg atë u zhvlerësua nga trupi gjykues.


Gjykata u bind se procedurat hetimore të ndjekura nga institucioni i akuzës në ngarkim të Arben Isufajt i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, ishin  të pavlefshme dhe cenojnë rëndë të drejtat themelore të njeriut. Arben Isufaj akuzohej se në bashkëpunim me Fatlum Kadiun, kanë vrarë Pirro Koçiun pasditen e 12 gushtit të vitit 2002 në rrugën “Him Kolli” në kryeqytet.


Dyshohej se vrasja u krye për hakmarrje pasi Koçiu disa vite më parë i kishte vrarë babanë në qytetin e Fierit.


9 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)