Shkodra, e cila konsiderohet si bastioni historik i të djathtëve po ndahet me një rezultat në favor të socialistëve deri në këtë moment të numërimit të votave.
Aktualisht kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, udhëheq garën me 13 070 vota me 60.06%. Ndërkohë kryebashkiaku aktual, Bardh Spahia, ka marrë deri më tani 8692 vota.
Megjithatë deri më tani është numëruar më pak se gjysma e kutive, 98 nga 247 në total.