Ditën e sotme u bë e ditur se një i ri i moshës 29-vjeçare u plagos me thikë në Sheshin Skënderbej. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:10.

Një shtetas i paidentifikuar e goditi me thikë 29-vjeçarin dhe më pas u largua. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por ngjarja ngre në vetvete një alarm të madh.

Raportohet se i plagosuri nuk e njihte agresorin pra nuk kemi të bëjmë me një sherr banal por dyshohet për një sulm të mirëfilltë që ndoshta ka patur si qëllim vjedhjen. Kujtojmë se edhe gjatë kohës kur në Sheshin Skënderbej ishin vendosur lodrat me rastin e festave të fundvitit, janë raportuar një numër i madh grabitjesh të qytetarëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç. Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.