Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje ish ministrit Ilir Beqaj, në lidhje me insistimin e tij për të lexuar dosjen.

Në një kthim përgjigje drejtuar Gjykatës së Posaçme, Drejtoria e Burgjeve bën me dije se si institucion, nuk ka infrastrukturën që Beqaj të mund të lexojë dosjen e tij. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se Beqaj kërkon leximin e dosjes përmes një Kompjuteri, e kjo thonë Burgjet është e paaksesueshme në këtë ambient.

Ndërkohë seanca e sotme për dosjen ‘Sterilizimi’, është shtyrë.