Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka hasur vëshitrësi për sa i përket audio-regjistrimit në CD-të, për seancat paraprake që ka në ngarkim të tij, për gjyqin e dosjes të “Sterilizimit”. Beqaj u shpreh para trupës se e ka të pamundur të lexojë apo dëgjojë të gjitha CD-të e audiove të seancës paraprake, ndërsa kërkoi asistencën e ministres virtuale “Diella” në burg.
“Mesa duket më duhet ministrja “Diella”, s’kam si t’ja bëj, ose të kem një kompjuter të paktën. Procesverbalet që më keni dhënë janë të paplota. ”
Beqaj pretendon se nuk ka njoftim akuze sipas ligjit ndërsa shfaqi kundërshti për sa I përket seancës paraprake ku iu rikualifikua akuza nga shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar kriminal.
Dosja hetimore e SPAK, për Sterilizimin është voluminoze, ndërsa sipas avokatëve janë dorëzuar në Gjykatë rreth 600 fashikuj, ndërsa në total janë rreth 30 faqe.
Seanca në GJykatën e Posacmë ndaj Ilir Beqajt u shty për në datën 30 tetor, me qëllim për t’i lënë kohë ish-ministrit të Shëndetësisë që të lexojë materialet dhe aktet.
Për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj do të gjykohet me procedurë të zakonshme, ndryshe nga të akuzuarit e tjerë të kësaj çështje, që po gjykohen me procedurë të shkurtuar. Seancat për Ilir Beqajn janë shtyrë disa hetë, për shkak se ish ministry I Shëndetësisë ka kërkuar mohë për të lexuar aktet hetimore.