Një vajzë 9-vjeçare nga Berati ka humbur jetën pasi është aksidentuar me makinë nga një 19-vjeçar, bashkëqytetar i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lapardha, kur 19-vjeçari Ali Tabaku teksa udhëtonte me makinën e tij tip ‘Volksëagen’, ka përplasur për vdekje 9-vjeçaren e cila po përpiqej të kalonte rrugën


Vogëlushja ka humbur jetën menjëherë, pasi nuk ka mundur t’iu rezistojë traumave e plagëve të marra, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e 19-vjeçarit, i cili po merret në pyetje. Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.


26 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)