Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Beratit, ndërsa ishte vrarë me armë zjarri çifte. Kanë qenë fqinjët ata që e kanë gjetur të pajetë të moshuarin Hajredin Zejnollari dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Sipas të dhënave të policisë, 65 vjeçari është baba i katër fëmijëve që jetojnë në Greqi, ndërsa vetë jetonte në Berat dhe merrej me tregti.
Ende nuk ka detaje rreth krimit, ndërsa policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e shkakun e vrasjes së 65-vjeçarit.
28 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)