Ka filluar numërimi i votave të hedhura sot në Berat nga qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Në total, 44 janë kutitë që do të hapen për të lexuar vullnetin e votuesve beratas.
Deri më tani është hapur vetëm1 kuti, ku dominon kandidati Ervin Ceca i Partisë Socialiste me 145 vota. Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, rezulton të jetë votuar nga vetëm 8 persona. 6 vota janë vlerësuar të pavlefshme.
