Pikërisht ditën e verës ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka takuar të miturit që mbahen në Institutin e Kavajës për të vlerësuar vendimin e Strasburgut që i dha të drejtë Shiqiri Manjanit, një shembull frymëzues i të një riu, i cili pas problemeve me ligjin kur ishte fëmijë fitoi shkollën për prokuror duke u renditur ndër më të mirët.

Por i riu u skualifikua nga Këshilli i lartë i Prokurorisë, e megjithatë ai fitoi në gjykatën e Strasburgut që i kujton drejtësisë në Shqipëri se e kaluara nuk mund të të ndjekë kur ja ke dalë mbanë të rehabilitohesh.

“Unë jam i bindur që ju e keni marrë vesh që, keto ditë madje, një i ri si ju i cili dikur ka bërë një gabim të caktuar në jetën e tij, i mohuan të drejtën e profesionit. Por ai nuk pushoi së kërkuari, dhe shkoi deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, dhe sot e ka fituar këtë gjë”, u shpreh ministri Gogu.

Beteja e Shiqiri Manjanit në gjykatat shqiptare që autoritetet nuk e lejuan të realizojë ëndrrën e tij për shkak të fëmijërisë, u bë publik për herë të parë në vitin 2023 nga Top Channel në Exclusivin “Fëmijët Tanë” dhe më pas në Top Albania Radio në Podcastin “Fol me Anila Hoxha”./ Top Channel