Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me tensione mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi rikthimin e një personi që ai e quajti “padrino”, duke pretenduar se ky po shkonte në Durrës për të dërguar Pojen dhe Troplinin në qeli për Erion Veliajn.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagoi menjëherë duke i fikur mikrofonin dhe duke i kërkuar Berishës të mos e keqpërdorë foltoren e Parlamentit. Pas këtij veprimi, deputetët demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi shkuan në foltore duke kërkuar që Berisha të lejohej të fliste.

Tensionet e krijuara çuan në ndërprerjen e seancës. Ndërkohë që Spiropali kërkoi pesë minuta pushim për qetësimin e situatës. Debati politik brenda Kuvendit vazhdon të jetë i ndezur, veçanërisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetarja e Kuvendit reagon duke i fikur mikrofonin dhe duke u shprehur: mos guxo të  keqpërdorësh më foltoren