Ilir Vrenozi, simpatizant i PD ka komentuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, vendimet e kryesisë së Partisë Demokratike.

Ai është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Sali Berishës për të vendosur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar. Sipas tij, nuk duhet harruar që gjatë kohës që Bardhi ishte i rreshtuar krah grupimit të Lulzim Bashës, ka kryer veprime të pafalshme.

“Unë e dua shumë doktorin, kam 35 vite që e ndjek, por të vendosë Gaz Bardhin kryetar të grupit parlamentar, nuk e di… Ai mori dhe një fitore të madhe në Fier, nuk kishim parë si ajo fitore. Të tjerët në kohë më të keqe morën 6 mandate, Bardhi 4 këtë herë.

Bardhi ka thënë heq dorë nga politika para se të bashkohem me Berishën, qoftë Gjekmarkaj që na ka quajtur talebanë më parë. Edhe Salianji ka qenë me Bashën po nuk ka bërë sjellje të tilla. Janë shumë demokratë që janë zhgënjyer nga zgjedhja, të vendosë këtë m*** kryetar grupi… Nuk mund të vazhdohet me këto fytyra sepse favorizojnë Ramën. Ne po ngremë në krye humbësit.

Doktori duhet të kishte bërë një tërmet të vogël. Të gjithë humbësit duhet të kishin ikur. Duhej një gjak i ri. Berisha i duhet PD-së sepse po iku ai nuk ka kush i mbledh. Por puna është që kështu siç jemi, nuk marrim dot pushtetin. Duhet bërë diçka ndryshe.  Salianji është favoriti numër një pas burgut. Nuk ishte më parë por tani është.”– tha Vrenozi.