Kryeministri Berisha, duke folur në konferencën e organizuar ditën e sotme për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, kërkoi nga mbarë shoqëria shqiptare që të mbajë një qëndrim më të qytetëruar dhe më njerëzor ndaj fëmijëve. Berisha theksoi se duhet të tregohemi të kujdesshëm me fëmijët dhe se zëri i fëmijës duhet të dëgjohet nga e gjithë familja
Berisha më tej premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka dhe do të mbështesë çdo iniciativë që ka në thelb mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve si dhe përmirësimin e sistemit social të ndihmës për fëmijët, çerdhet dhe kopshtet.
Dhuna ndaj fëmijëve është diçka e patolerueshme, u shpreh kryeministri, por që fatkeqësisht ka përmasa alarmante edhe në shoqërinë tonë. Ai bëri thirrje për një sensibilizim më të madh social ndaj këtij fenomeni shqetësues.
“Nuk ka çështje më problematike dhe më të dhimbshme se dhuna ndaj fëmijëve. Klithma e një fëmije duhet të dëgjohet në të gjithë shoqërinë e cila duhet të funksionojë si një sistem”, – theksoi Berisha.
21 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)