Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.

“Përsërisnin çdo ditë se PD s’ka kandidatë përballë Manastirliut, a ka shpifje më të madhe?

Adiana Kalaja , Edi Paloka, Klevis Balliu kanë shfaqur dëshirën, por përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare, nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por ka lidhje me rekordin elektoral.

Kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje dhe me një gjë tjetër, mijëra militantë do donin kandidatë disa prej jush, por disa të tjerë do donin dikë jashtë nesh që të jemi sa më afër fitores, jo me qëllim të keq”, u shpreh Sali Berisha.