Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral me banorët e zonës Vorë-Kashar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha denoncoi se po kërcënohen qytetarët për votën nga grupet kriminale afër pushtetit dhe se pas 11 majit do i shpalli organizata terroriste.

Berisha përmendi mes tyre grupin Xhabafti në Vorë, që sipas tij po përpiqet të vjedhë vota për qeverinë, si dhe ato në Durrës dhe Elbasan, duke u dhënë mesazhe kërcënuese nga podiumi. Berisha njoftoi se një nga projektet e tij do jetë edhe reforma territoriale pas 11 majit, ku u shpreh se Kashari do bëhet një ndër bashkitë kryesore të vendit.

Më 11 maj ta pastrojmë shtëpinë nga këto që kanë bërë këta në 12 vite. Këta banditë, dëgjoni ju Xhabaftë, ju kriminelë, dëgjoni këtu, mos kërcënoni qytetarët e Vorës për votën, se vend mbi tokë nuk do keni, si terroristë. Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, që s’ka ligj e moral për karrigen e tij e ju bën ushtar të tij, por ju garantoj se të Erjoni do shkoni, e bashkë me ju do vij e Edi me ju aty. Ju garantoj se do i shpall organizata terroriste pas zgjedhjeve, forca e ligjit do jetë e pamëshirshme ndaj jush. Vidhni me ndihmën e shtetit çdo ditë, por jua them unë ju, mjerë ju çdo gjeni, jo vetëm ju, por edhe në Durrës, Elbasan etj., do shpalleni organizata terroriste. Garantoj Kasharin se në reformën e re territoriale do jetë një bashki ndër kryesoret e vendit. Garantoj të rinj e të reja se shanset për punë dhe për një jetë tjetër do jetë reale për Shqipërinë”, përfundoi Berisha.