Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte sot në Komisionin e Ligjeve për të kryer raportin vjetor të vitit 2024 për institucionin që drejton.
Deputetja Elda Hoti çoi në Komision edhe denoncimin e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha, mbi një çështje të cilësuar me emrin “Aruba. Sipas Berishës, zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe vetë kryeministri Edi Rama janë takuar në Aruba me bosë të grupeve kriminale. Lidhur me këtë, Dumani u shpreh nuk njeh ndonjë çështje “Aruba”.
Elda Hoti: Aruba është e lidhur me pastrimin e parave, a mund të informojë SPAK publikun nëse është ngritur një grup ndër institucionale me Bankën e Shqipërisë, SHISH, për ndjekjen e flukseve financiare që mund të ketë dyshime në këtë aferë.
Altin Dumani: Drejtoreshën e OLAF e kisha në zyrën time. Është bërë publike si takim. Shprehu vlerësimin për takimin e që kemi patur mes zyrave tonë, kemi shkëmbyet informacione të shumta. Ka qenë dhe vazhdon dhe do vazhdojë për çështje të ndryshme nga të cilët, marrin në mbrojtje fondet e BE. Fonde që dyshohet se janë keqpërdorur nga administrata shqiptare. Çështja është në hetim që ju përmendni. Çështja është në fazën e hetimit dhe nuk mund të ndajë asgjë më tepër. SPAK ka hetimet aktive për përdorimin e fondeve të BE-së, bashkëpunim me zyrën europiane kundër mashtrimit është intensiv. Ju përmendët çështja Aruba. Nuk njoh ndonjë çështja Aruba. Nuk kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe për opinionin publik.