Kryetari i opozitës, Sali Berisha, fotografoi deputetët e strukur të PS në pritje të seancës plenare. Ndërkohë që jashtë protestohet kundër tyre, deputetët e majtë kishin hyrë në sallë dhe rrinin në një qoshe.

‘T’u fotografoj pak, rrini, rrini pak. Çfarë malli jeni, pse jeni strukur këtu. Ja pra, u fotografuan,’ shkruan Berisha, duke theksuar se ky është një klub mafiozësh.