Sot në emisionin “Breaking” në Top News, të ftuar në studio ishin analisti Agim Baçi, ish-deputeti i PD Dashnor Sula dhe analisti Arben Meçe, të cilët komentuan zhvillimet më të fundit politike lidhur me garën për kryetar bashkie në Tiranë.
Debati u përqendrua te mbështetja që Partia Demokratike i ka dhënë një kandidati të pavarur, vendim që sipas tyre ngre pikëpyetje mbi koherencën politike të opozitës dhe fuqinë e saj elektorale në kryeqytet.
Agim Baçi: Nuk është në garë PD, ka mbështetur një të pavarur. Ka humbur edhe shoqëria civile. Në politikë nuk mund të shmanget dhe PD duhet të kishte kandidatin e vet. Kush shmanget ka diçka që nuk shkon. Të shmangesh kandidimit në Tiranë? Hape garën, por bëje kandidatin tënd. Kjo lojë “jam i pavarur, por mbështetem nga ky” nuk shkon. Në gjithë botën janë të pavarur, jo të mbështetur nga parti.
Dashnor Sula: Unë kam shprehur keqardhjen nga opozita dhe Berisha, sepse nuk bën sens as politik, as logjik, as shoqëror që edhe i pavarur… Kandidati i pavarur është i larguar nga gjithë subjektet politike, prandaj je i pavarur. Edhe kandidati i pavarur, por qefi ma ka të fle edhe te PD? Kjo nuk shkon. Kjo do të jetë qasja logjike e çdo force politike. Dhe është hera e parë në 35 vite. Në rastin konkret tregon dobësi, tregon që je i frustruar përballë kundërshtarit. Zoti Berisha ka frikën që vazhdon të humbë, dmth je humbës serial. Këtë duhet ta kuptojë Berisha. Duhet të ikë Berisha dhe gjithë të tjerët, se po të humbi…
Agim Baçi: S’ka kuptim; kërkon mbështetje dhe thua “s’do dal me ty”.
Arben Meçe: Krimineli s’i lë provat kur bën krimin, por pasi e ka bër, që te tentativa për të fshehur gjurmët e krimit. Të gjithë vihen në mendimin se opozita nuk është në këto zgjidhje. Berisha i ka makth zgjedhjet tani, sepse do jenë humbje në nivelin e 11 majit ose më tepër, dhe ka thënë: “Nëse del me atë humbje, bie poshtë hipoteza e Berishës.” Ka ndërtuar parimin ai këtu nis debati që ndërton parimin për të mbështetur të pavarur. Në botë ndodh që merr një të pavarur dhe e nxjerr si kandidat të opozitës. Më vjen keq që ky person ka një dashamirësi nga njerëzit; nëse do të marrë grupin e Berishës, ka urrejtjen ndaj njerëzve që demokratët i lënë mes rrugës. Kryetari i bashkisë s’është individ; është ekzekutiv dhe nuk mundet, në parim, të dalë i pavarur. Duke qenë që janë shkelur këto parime, në tentativë për të mbuluar gabime, bëjnë gabime të tjera që thotë “s’dal me Berishën”; pse e kërkon pra mbështetjen e tij? PD duhet të propozonte kandidat me siglën e PD ose të koalicionit.