Lulzim Basha mblodhi sot sërish grupimin e tij të demokratëve euroatlantikë, teksa foli për ndryshimet në kodin zgjedhor që u miratuan në Kuvend.

Basha lëshoi sërish akuza ndaj Berishës dhe Ramës për marrëveshjen, që hap listat vetëm në 2/3 e kandidatëve për deputetë. Ish-kryedemokrati e cilësoi Berishën si gënjeshtar, kur tha se PD i kërkonte listat e hapura plotësisht por PS vendosi ndryshe.

“Lufta e Edi Ramës dhe Berishës është kundër barazisë para ligjit. Edhe akti i së premtes është hiç më shumë se shprehje e mendësisë se këta janë padronët e parlamentit. Gjurmët e marrëveshjes janë kudo por kemi ujkun, ç’na duhen gjurmët. Pas vendimit për të rimbyllur listat janë hedhur justifikime. Gjykata Kushtetuese i hapi listat, i pranuar botërisht. E pranuar publikisht nga përfaqësues e PS. Gënjeshtra e Berishës se ne i donim më të hapura listat, por PS i mbylli. Gjknuri i Ramës tha listat janë 100% të hapura, por fakti që vullneti prevaloi është diktuar nga frika e të dyve për të menduar si kamikazë, rojtarë dhe jo për të lenë qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.”– tha Basha.

Më tej paralajmëroi sërish se ndryshimet e reja do të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese, pasi po përgatitet padia nga ekspertët.

“Një hile që tejkalon pafytyrësinë e gjysmë hapjes së 2021. E kanë izoluar plotësisht 1/3. Edhe nëse një kandidat merr 7 mijë, 10 mijë, 30 mijë, por partia mbetet brenda mandateve të fiksuar, ky kandidat mbetet jashtë dhe votat i shkojnë kandidatëve të emëruar. Kjo bien ndesh me parimet e kushtetutës. Po bëjnë gati çështjen për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Pritet hyrja në fuqi e pazarit të së premtes. Po shqyrtohet në tërësi i gjithë teksti i legjislacionit paçavure dhe do bëhemi gati ta çojmë në Kushtetuese. Sot pas depozitimit të rekursit në Gjykatën e Lartë. Ky rekurs dhe presim që çështje ditësh presim trupën gjykuese. Angazhimi ynë është maksimal.”– tha ai.