Kreu i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për mungesë transparence lidhur me raportet e institucioneve europiane për Shqipërinë.

Sipas tij, raporti kritikon procesin zgjedhor në Shqipëri dhe ngre shqetësime për përdorimin e shtetit nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve.

Por të lëmë mënjanë këtë, se këta mbajnë errësirë, këta nuk bëjnë transparencë, dhe këto ne i mësojmë nga mediat dhe nga copëza të shkurtra që rrjedhin nga miqtë tanë. Po marrin tjetrën ne. Marrim raportin e Parlamentit Evropian. Raportin e Komisionit të Jashtëm. Raporti absolutisht më kritik i miratuar ndonjëherë në historinë e procesit të integrimit. Raporti që i thotë qeverisë, ti nuk bëre zgjedhje të drejta, bëre zgjedhje si parti shtet, bleve vota, etj. Raporti që kërkon që parlamenti të ketë një rol qendror në procesin e integrimit”, tha Berisha.

Ai u ndal edhe tek raporti i njohur si IBAR, duke pretenduar se dokumenti është zgjeruar ndjeshëm për shkak të debateve dhe vërejtjeve të shumta mes palës shqiptare dhe institucioneve të Bashkimi Europian.

Më tej Berisha shtoi “Po për raportin që është publik? Nuk ka asgjë më shumë IBAR-i, raporti ka çdo gjë. Ka një ngjashmëri midis të dyjave. Raporti është nisur si një raport dyfaqësh dhe ka përfunduar si një raport me 300 e ca amendime, një raport 20-30 faqesh. Edhe ai i IBAR, prandaj thotë ky e ka Komisioni atë debat, jo mor jo, është debat midis Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të BE.  Pra, këtu asnjë fjalë.

Keni parë që raporti ndalet në mënyrë të përsëritur tek investimet strategjike, tek vjedhjet me investime strategjike dhe kërkon listën, publikimin e listës. Një gjë u them, pas ndërhyrjes së BE në vitin 2024 është kaluar ligj për PPP-të. 10 PPP janë firmosur nga Edi Rama në kundërshtim flagrant me ligjin, pa e përfillur fare ligjin e miratuar në qeveri.”

Top Channel