Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar vendosjen e tarifave për Shqipërinë dhe vendet e tjera nga SHBA.

Edhe pse pas fitores së Donald Trump, Berisha u shpreh tepër i lumtur dhe shpresë-plotë për heqjen e shpalljes së tij non-grata, duket se ish-kryeministri ka vendosur të dalë kundër këtë herë.

Ai nuk pranoi tarifën 10% të Presidentit amerikan për Shqipërinë dhe paralajmëroi negociata për ta ndryshuar pas 11 majit me administratën amerikane. Berisha shtoi se tarifat janë çështje globalë, dhe nuk mund të merren në mënyrë të njëanshme, ashtu i siç bëri në fakt Trump.

“Qeveria e PD-së, pas 11 majit do të ketë në axhendën e vet, negociatat e hapura, transparente me qeverinë e SHBA-së, për çështjen e tarifave. Çështja e tarifave është një çështje globale e cila nuk mund të jetë njëanshmëri, nuk shkohet me njëanshmëri se dihet ndikimi që ka në prodhim. Sepse shpërndarja e pabarabartë e prodhimit, rënia vetëm pas komponentit financiar, rrezikojnë për ekonomi jo të qëndrueshme. Pra ky është komenti im për tarifat, negociata, negociata, negociata, pas 11 majit”– tha Berisha.