Ish-deputeti Ervin Salianji është i pranishëm sot në protestën e Partisë Demokratike, para kryeministrisë.

Në një prenoncim për mediat, Salianju u shpreh se nuk e përjashton dot askush nga PD dhe se kontributi i tij për partinë do vijojë.

Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht. Nga PD mua nuk më përjashton dot askush. Do vijoj të jap kontributin tim. Jam larg pudiumit sepse zgjodha të takohesha dhe flisja me qytetarët ”, tha Salianji.