Raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë u përshëndet nga Sali Berisha, i cili kishte leximin e tij për atë që shkruhej në dokument.
Në një konferencë për mediat, Berisha i dha zë rreshtave që kritikonin qeverinë, ndonëse pranoi se raporti kishte porosi edhe për opozitën. I kënaqur me konstatimet e eurodeputeteve se zgjedhjet u zhvilluan në një fushë të pabarabartë, Berisha u zotua se opozita do bashkëpunojë me mazhorancën për të zbatuar të gjitha rekomandimet e Parlamentit Europian.
Më tej, ai ironizoi edhe leximin që do i bëjnë përfaqësuesit e mazhorancës dokumentit. Konferencën e shfrytëzoi edhe për të mbështetur aleatin e tij në qeli, duke akuzuar Edi Ramën se, me porosi të tij, po keqtrajtohet Ilir Meta. Berisha konfirmoi edhe njëherë marrëveshjen me partitë e reja për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, me një prag 4 përqind./ Top Channel
