Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një komunikim virtual me bashkatdhetarët në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i cilësuar ato si marrëdhënie të lashta, të bazuara në miqësi dhe fqinjësi të gjatë ndër shekuj.

Kryedemokrati iu rikthye çështjes së paktit detar me Greqinë, ku theksoi se Athina do të fitojë 12 milje detare nga ky marrëveshje. Ai gjithashtu u ndal edhe te çështja e Fredi Belerit, duke deklaruar se eurodeputeti shqiptar u arrestua pasi refuzoi të kandidonte për Partinë Socialiste, duke sugjeruar se arrestimi i tij kishte motive politike.

Qëndrimi tjetër ndaj Fredi Belerit. Tani, ju jetoni aty. Jetoni në vendin tuaj. Ju çdo ditë përpiqeni të sanksiononi të drejtat politike dhe jo vetëm ekonomike dhe kjo është shumë normale.

Sot, në hapësirën evropiane dhe jo vetëm në BE, ju shikoni se si Britania e Madhe kishte një kryeministër indiano-afrikan. Dhe zotëria filloi betejën me Fredi Belerin. Çfarë ishte beteja me Fredi Belerin?

Ua them unë ju që ta dini të gjithë. Absolutisht për refuzimin e Belerit për të kandiduar për PS-në. E thirri në kryeministri, jo, tha ai, jam i djathtë, nuk pranoj të kandidoj për ty.

Dhe filloi beteja. Krijoi një sherr, një grindje në të cilën Shqipëria absolutisht nuk kishte të drejtë, përveçse përdori gjykatën për procese të mirëfillta politike kundër tij dhe dëshmitarë të rremë, dëshmitarë të paguar për të gënjyer në procesin e tij. Dalim prapë tek diktatura pa parime, pa rregulla, pa ligje.

Interesat mafioze të Edi Ramës për brigjet e Himarës mbizotëronin mbi të gjitha interesat e tjera të qytetarëve të Himarës, të marrëdhënieve me fqinjët, etj.”, u shpreh Berisha.