Ambasada britanike në Tiranë ka bërë një reagim në lidhje me kaosin e shkaktuar nga opozita një ditë më parë në Kuvend.

Ambasada i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bahskëpunojnë për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

Kujtojmë se një ditë më parë, deputetët e “Rithemelimit” ndezën tymuese në sallën e Kuvendit, e po ashtu edhe një zjarr gjatë tentativës për të penguar votimi ne projekt-buxhetit të vitit 2024.

Reagimi i Ambasades britanike:

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.