I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar ish-deputeti Halit Valteri i cili foli rreth ngjarjes së bujshme të atentatit të Rinasit.
Përvec saj ai ka komentuar dhe deklaratën e Sali Berishës i cili tha se Gilmando Dani ishte truproja e ministrit Blendi Gonxhja. Valteri ka siguruar duke theksuar se mban përgjegjësi nëse del e kundërta por ministri nuk ka patur lidhje kurrë me viktimën
“Për rastin në fjalë, e njoh Blendin, nuk ka lidhje. Berisha kujton se është koha e tij, kur vrasësit i përdorte për të vrarë njerëzit e tij dhe të tjerë. Berisha sot, në lajmin që nxjerr, duhet të ishte duke dhënë llogari për 21 janarin, por ai fshihet. Ta jap me 1 milion firma, nëse del e kundërta, mbaj përgjegjësi. Nuk ka pasur kurrë lidhje me Gilmando Dani. Ai as gardën e Republikës nuk e mban, ai ecën vetë, nuk ka nevojë as për shofer, mbrojtje, e asgjë tjetër që jashtëqit dhe i ha vetë Sali Berisha.” tha ish-deputeti socialist.
