Me zgjedhjet lokale në prag, Sali Berisha synon që në gjirin opozitar të afrojë edhe protestuesit që prej 125 ditësh mblidhen në bulevard.
Nga Korça, kryetari i Partisë Demokratike bëri ftesën e parë publike për garën vendore të 2027.
Berisha: Si parti, ne po përpiqemi të krijojmë një front të gjerë opozitar dhe do të pranojmë propozimet për kandidatë. Unë ftoj dhe përfaqësuesit e protestës, jemi të gatshëm të marrim parasysh çdo propozim të tyre.
Sali Berisha hodhi idenë që zgjedhjet lokale të bëhen me dy raunde, që bashkitë të drejtohen nga kandidati që siguron shumicën e votave.
Berisha: Jam dakord për balotazhin për zgjedhjet lokale. Ai që do të zgjidhet duhet të marrë shumicën absolute të zgjedhësve.
Të shtunën, Berisha ka thirrur në takim aleatët tradicionalë për të nisur bisedimet për zgjedhjet lokale.
