Një detaj i veçantë është vënë re gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku diskutimet për reformën territoriale u shoqëruan me debate të forta mes deputetëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm në sallën e Kuvendit, është filmuar nga kamerat teksa përdorte tabletin e tij.

Vëmendjen e ka tërhequr kërkimi që lideri i opozitës kishte bërë në Collins Dictionary, një prej fjalorëve të njohur të gjuhës angleze. Berisha kishte kërkuar kuptimin e termit “narkoshtet”.

Fjala është përdorur shpesh nga Berisha në deklaratat e tij politike, veçanërisht në akuzat e drejtuara ndaj qeverisë.

Detaji i kapur në kamera është komentuar për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të këtij termi nga kreu i opozitës në diskursin e tij politik.