Kreu i PD, Sali Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK, ku akuzon prokurorin Altin Dumani për mbrojtjen e krimit zgjedhor.
Berisha e cilësoi atë të përfshirë si “mercenar të partisë-shtet”, duke deklaruar se amnistimi i krimeve zgjedhore është pjesë e funksionimit të një narko-shteti. Ai theksoi se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron, dhe kërkoi që denoncimi i tij të mbetet i arkivuar si dëshmi kundër asaj që e quan kapje të drejtësisë.
“Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron.
Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar”, ka thënë kreu i PD, Sali Beri Berisha.
