Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sot Foltoren e  radhës në Mirditë. Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për diskriminim ndaj veriut dhe veçanërisht Mirditës, duke e krahasuar situatën me periudha të rënda të së kaluarës.

Kreu i PD pretendon se bashkitë e veriut kanë marrë shumë më pak investime krahasuar me zona të tjera të vendit,  duke përmendur raste të dyshuara të përfitimeve të padrejta në jug të vendit.

Sali Berisha: Sot Mirdita dhe Shqipëria ka lindshmërinë më të ulët për shkak të emigracionit. Nga viti 2018 vdekjet tejkalojnë ndjeshëm lindjet. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi 400-500 mijë vetë në vitin 2050. Ne ecim drejt shfarosjes tonë nga ky regjim si kurrë ndonjëherë tjetër.  Por unë jam këtu, do të them, Enver Hoxha për shkak të burrërisë, qëndresës, heroizmit antikomunist të mirditorëve, pushkatoi, ekzekutoi, burgosi qindra e mijëra mirditorë. Por ama diskriminim absolut që i ka bërë Edi Rama, Mirditës dhe veriut në tërësi nuk ja ka bërë kush kurrë.  Para 5 ditësh po shihja një emision. Gazetarët po tregonin me dokumente se, si kryetari i bashkisë së Tepelenës, famëzi Tërmet Peçi, motra dhe i tij kishin përfituar 60 milionë euro tendera.  Ju garantoj se të gjitha bashkitë e veriut të marra së bashku në 4 vite nuk kanë marrë 60 milionë investime nga qeveria. Një diskriminim, një lënie, e veriut i cili në prodhimin e përgjithshëm jep qindra milionë euro, kurse në shpërndarje shifni vetë. E ndaloi kohën, pa investime në Mirditë, në Shkodër, në Kukës, Tropojë, Peshkopi. 14 vite vazhdoi Rruga e Arbrit, dhe sa gjithsej 27 kilometra. 32 ishin të të përfunduara.  Pra vetëm motra e Tërmetit kishte marrë nga vëllai i tij, apo rrethi i tij, 60 e ca milionë euro tendera. Ja ky është Edi Rama për mirditorët, ky është Edi Rama për banorët e veriut. 

Sali Berisha: Ku jemi ne sot, a na dëmton ne kjo, njohja e të vërtetës dhe realitetit? Jo, për të luftuar armikun ne duhet ta njohim mirë atë. A do mundet ky, vrasës i votës tonë, shkatërrimtar i këtij kombi, armik i Mirditës, armik i familjes shqiptare, të na mposhtë ne në përpjekjen tonë për të mbrojtur këto vlera? Jo kurrë. Ndaj dhe ne duhet të nisim betejën tonë vendimtare me këtë të keqe të madhe. Para Zotit dhe çdo shqiptari kemi faktuar se, ky ka vrarë votën e lirë në Shqipëri. Se në pushtet qëndron duke dhunuar votën dhe liritë tona. Tani ligji është në anën tonë, e drejta është në anën tonë. Gjithçka do varet nga guximi ynë, gjithçka do varet nga forca jonë, nga mençuria jonë, nga riorganizimi ynë, nga konsolidimi i Partisë Demokratike, nga ripërtëritja e saj. Nuk është më betejë për partinë, është betejë për Shqipërinë, është betejë për familjen, është betejë për demokracinë. Ky regjim është një kalbësirë. por nuk bie. Jo. Ai bie kur t’i përvishemi ne. Ne duhet t’i përvishemi atij. Po t’ishte vota qenie politike, ai e vrau atë. Ai është në gjak me çdo shqiptar që do lirinë. Po. Votën respektoje ti.