Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të vizituar deputetin demokrat Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së sotme.
Hoti u godit me plumb gome gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë. Pas incidentit, deputeti u transportua drejt spitalit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.
Vizita e Berishës vjen pas ngjarjes që ka shkaktuar reagime të shumta nga përfaqësues të opozitës, të cilët kanë akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve.
