Pas takimit me aktorë të shoqërisë civile si dhe me parti të vogla opozitare, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur ditën e nesërme mbledhjen e Kryesisë.

Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar, si dhe në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend. PD njofton se edhe gjatë mbledhjes së nesërme, diskutimi në lidhje me aksionin opozitar do të ‘rrotullohet’ drejt synimit të krijimit të një qeverie teknike. Sipas PD, një qeverie teknike do i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në vend.

Mbledhja mësohet se do të nisë në 13:00 dhe do të mbahet në ambientet e selisë blu.