Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shfaqur me kokore minatori gjatë një takimi elektoral në Bulqizë, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke ironizuar deklaratat e tij dhe mënyrën e jetesës që, sipas tij, nuk lidhet me realitetin e qytetarëve.
“Çfarë i hyn në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborgini i Noizyt? Më thoni ju mua, çfarë ju sjell ai minatorëve?” u shpreh Berisha përpara mbështetësve.
Ai iu përgjigj edhe një deklarate të Ramës nga Devolli, ku ky i fundit e kishte quajtur të rrjedhur nga mosha: “Ai thotë jam i rrjedhur, por unë i them atij që është i trembur. Hajde këtu para burrave të Bulqizës nëse ke guxim, jo të fshehesh pas Lamborginëve.”
