Teksa ndërkombëtarët i cilësuan zgjedhjet e 11 majit si transparent dhe demokratike, kreu i PD, Sali Berisha vijon t’i quajë një farsë. E për të mbështetur qëndrimin e tij, Berisha ka bërë një deklaratë të fort ditën e sotme, teksa tha se kryeministri Edi Rama po shpenzon shuma të mëdha për të influencuar raportin ndërkombëtar mbi zgjedhjet.

Sipas Berishës, edhe takimi i mbajtur ditën e djeshme nga kryeministri me deputetët dhe kandidatët e PS ishte po ashtu një farsë.

“Ky takim ishte festë e farsës elektorale. Ky takim me narko-deputetë të tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme në Shqipëri e në rajon. Në takim, Rama iu tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK.

Farsa elektorale prodhoi narko-parlament. Edi Rama është armik i betuar i votës së lirë. Raporti i Komunitetit Ndërkombëtar për zgjedhjet do dalë, teksa Rama po paguan shuma të mëdha për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do ia arrijë. Raporti do jetë pasqyra e kësaj farse.”- tha Berisha.