Në një deklaratë të fundit, Chris LaCivita, një nga figurat kyçe të Partisë Demokratike të SHBA-së, ka shprehur mbështetje për Sali Berishën, liderin historik të opozitës shqiptare, duke theksuar se do të ndihmojë për ta pasur atë si kryeministër të Shqipërisë. LaCivita e cilësoi Berishën si një “mik të vjetër të SHBA-së” dhe premtoi që do të angazhohet në fushatën e tij për t’u bërë kryeministër.
Në të njëjtën kohë, ai kritikoi ashpër kryeministrin aktual, Edi Rama, duke e quajtur atë një “kukull të George Soros”, një akuzë që ka qenë një temë e shpeshtë në diskursin politik shqiptar, përmes së cilës synohet të diskreditohet qeveria e Ramës.
“Jemi këtu që të ndihmojmë në zgjedhjen e kryeministrit, i cili është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që në mënyrë të suksesshme do të punojë me Presidentin Trump. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se sa një kukull e George Soros. Nuk mund të jesh një kukull i Soros dhe mik i SHBA-së, kjo nuk është e mundur. Familja e Soros e ka humbur mbështetjen në Uashington dhe në të gjithë botën dhe vetëm Berisha është një mik i vjetër i SHBA-së”, deklaroi LaCivita.
“Ne e dimë që Berisha mund të fitojë. Berisha si Donald Trump u persekutua nga qeveria. Përfaqësues të opozitës u arrestuan. Ne jemi këtu për të ndihmuar që kësaj ti jepet fund. Shqiptarët ashtu si amerikanët janë të shqetësuar për çështje të rëndësishme, për sigurinë dhe ekonominë. Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme, ato janë të rëndësishme për demokracinë. Ne mund ta bëjmë Shqipërinë të madhe sërish”.
