Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian duhet të jetë i bazuar mbi meritë dhe jo mbi lobime korruptive. Kryedemokrati kritikoi ashpër Ramën, duke e përshkruar si armik të shqiptarëve dhe demokracisë dhe duke u ndalur tek veprimet e tij që sipas Berishës kanë qenë antishqiptare. Lideri i opozitës tha ndër të tjera, se qëndrimi i PD-së është historikisht për integrimin, por insiston që çdo hap drejt Europës të përmbushë kriteret reale dhe të respektojë standardet, duke mbrojtur interesin kombëtar.

Fatmir Selmanaj: E kam të qartë se rezoluta është në favor të shqiptarëve, pasi Partia Demokratike është partia e integrimit dhe anëtarësimit për Europë që në fillimet e saj, por ju pyes, po kur ishte në opozitë Rama, pse nuk na i votoi tre ligjet?

Sali Berisha: Sepse Rama është një armik i egër i shqiptarëve, i dashur mik. Sepse, Edi Rama është kryeministri më antishqiptar, është i quajtur nga analistë botërorë të famshëm gjermanë, politologë dhe analistë, si Pashiqi, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit. Dhe e ka marrë këtë vlerësim për shërbimet e jashtëzakonshme që i ka bërë Serbisë këto 13 vite dhe kundër shqiptarëve. Dhe askush nuk duhet të presë, ju lutem, që ne të bëjmë kopjen e tij në asnjë mënyrë. Ai është një person, por ne ama kemi luftuar me kurajo të madhe, kemi luftuar në kushtet më të vështira. Edi Rama është një armik, jo vetëm i kombit, por është një armik i demokracisë shqiptare. Shikoni ç’bën. Dekoron babain e tij xhelat, në një sfidë të hapur ndaj mijëra e mijëra shqiptarëve që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në gjenocidin komunist. Në Durrës i vë emrin një rruge të xhelatit, të atit. Këtu në Tiranë dekoron atin.

Në vend se të dënojë me forcën më të madhe dhe të kërkojë ndjesë familjes Nela për firmën që ka vendosur ati i tij për varjen në litar të një poeti të talentuar dhe atdhetar, të pavdekshëm në veprat e tij. Me Edi Ramën nuk e ndjekim kurrë. Ju e shihni, nga viti 2007 në vitin 2014 numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur nga viti në vit. Nga viti 2015 deri në vitin 2024, 47% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Janë larguar dy ose tre herë më shumë se nga Kosova në zbatim të platformës së Çubrilloviçit. Kjo është arsyeja. Ju keni të drejtë. Ato që ai ka bërë janë të vërteta, ato janë antishqiptare, kurse ne jo. Ne e mbështesim. Po ne çfarë kërkojmë? Ne kërkojmë që ky të mos jetë një proces në lobim, por një proces në meritë dhe jo në lobim korruptiv siç e bën ai, duke paguar këtë ose atë dhe duke bërë të kundërtën e asaj që kërkohet në standardet dhe kriteret e anëtarësimit