Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në seancën plenare të Kuvendit, ku do të diskutohen projektligjet e paketës fiskale për buxhetin e vitit të ardhshëm

. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po vazhdon të pyetet në SPAK për ngjarjet e 21 Janarit, një ngjarje që ka ngjallur debate dhe hetime për shumë vite.

Në fotot e fiksuara nga LSA, Kryeministri Rama shihet duke biseduar me Ministren e Brendshme, Albana Koçiu, ndërkohë që e pranishme është edhe Zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Diskutimet në Kuvend pritet të jenë të rëndësishme për perspektivën fiskale të vendit në vitin që vjen.