Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur këtë të martë veten në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Pas paraqitjes, Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka denoncuar hetimet që po zhvillohen ndaj tij.
Ai ka thënë se ndaj tij është urdhëruar një hetim që shtrihet për një periudhë 30-vjeçare. “Këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini për të gjitha, 16 institucione për të hetuar Berishën dhe mbesat e tij dhe 4 vite para lindjes së tyre. Pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Ramës. Brenda një dite kanë dërguar hetim në 16 kërkesa, hetim 30 vjeçar. Kjo nuk ka lidhje me dosjen që ta theksojmë,” theksoi Berisha.
