Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha mbërriti në godinën e SPAK në orarin e përcaktuar nga autoritetet, ndërsa në hyrje u prit nga një grup mbështetësish të tij, të cilët ishin mbledhur për ta pritur.

Paraqitja e tij në Prokurorinë e Posaçme vjen në kuadër të detyrimeve të vendosura nga masa e sigurisë, ndërsa procedurat ligjore ndaj kreut të Partisë Demokratike vijojnë.